Islamikët vrasin 19 persona në Nigeri

Afrika

Islamikët vrasin 19 persona në Nigeri

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 22:50
Islamikët

Të paktën 19 persona u vranë në një sulm militant islamik në një fshat në verilindje të Nigerisë në orët e hershme të së dielës, tha një i mbijetuar i sulmit.

Militantët sulmuan fshatin Mailari në rajonin Guzamala të shtetit Borno rreth orës 2 të mëngjesit, sipas të mbijetuarit, Abatcha Umar.

Ai tha se nuk ishte qenë në gjendje të tregonte nëse sulmuesit i përkisnin kryengritësve islamikë nigerianë të Boko Haram ose Shtetit Islamik në Afrikën Perëndimore.

Umar tha se kishte numëruar 19 njerëz të vrarë. Një punonjës i ndihmave në kamp që pranoi të mbijetuarit dhe që refuzoi të identifikohej, tha se numri i përgjithshëm i viktimave nga sulmet në këtë pjesë të vendit kohëve të fundit është rritur në gjithsej 63.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat