VV: Thaçi nuk mund ta falë tokën e Kosovës

Aktuale

VV: Thaçi nuk mund ta falë tokën e Kosovës

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 13:41
Aksioni

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar sot një aksion simbolik përmes së cilit kanë ngritur zërin kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të cilën e kanë cilësuar si të dëmshme për vendin.

Aksioni u realizua në afërsi të banesës ku jeton presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të cilin e kanë akuzuar për  uzurpim të pronave të Kosovës, bashkë me vëllezërit e tij.

Në fjalën e saj, aktivistja e kësaj Lëvizje, Teuta Rrusta ka thënë se Thaçi po përdorë karrigen e presidentit për t’i ikur burgut, pasi sipas saj, demarkacioni dhe pronat e uzurpuara nuk do ta shpëtonin atë pa burg. 
Rrusta tha se të gjitha faktet dëshmojnë se me marrëveshjen e demarkacionit, Kosova humb një pjesë të territorit të saj, për çka thotë se Thaçi nuk mund ta falë tokën e Kosovës, madje ai duhet ta kthejë pasurinë e vjedhur bashkë me vëllezërit e tij.

Rrusta: Thaçin e përdorë karrigen e presidentit për t’i ikur burgut 

“Sot kemi arritur në një moment ku më nuk kemi nevojë me i diskutu faktet e reja që dëshmojnë se Kosova me marrëveshje për demarkacion humb territor. Por ajo çka na duhet me qit në pah është që Hashim Thaçi ka uzurpuar një pjesë të pronave të Kosovës bashkë me vëllezërit e tij. Pra është shumë e rëndësishme që ne me qit në pah qit lidhjen e Hashim Thaçit, fati i tij politik me faljen e tokës së Kosovës. Tash Hashim Thaçi nuk është kaq zemërgjerë kur bëhet fjalë për pronat e tij. Ai bashkë me vëllezërit e tij ka prona, pasuri dhe rrjetin  e organizuar për këtë gjë, mirëpo në anën tjetër e përdor pozitën e presidentit për tu arratisur nga burgu,  pasi që një marrëveshje siç është ajo e demarkacionit në njërën anë dhe në anën tjetër pronat e uzurpuara, pasuria, krimi i organizuar dhe të gjitha nga Hashim Thaà §i me shokë edhe vëllezër, nuk e shpëtojnë nga burgu, andaj e vetmja mënyrë me mbet ai jashtë burgut është karriga e presidentit”, tha Rrusta.

Sipas Rrustës, Qeveria e Kosovës është shumë e zëshme kur përmendet demarkacioni, si një prej kushteve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, por thotë se ajo nuk përmend edhe kushtin për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Në një situatë të tillë, Rrusta deklaron se ndërhyrja qytetare është e domosdoshme.

Rrusta: Ndërhyrja qytetare është e domosdoshme 

“Në anën tjetër është Qeveria e Kosovës që është shumë e zëshme në njërin prej kushteve të BE-së për liberalizimin e vizave mirëpo ajo nuk e përmend edhe kushtin tjetër që thotë se Kosova duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin  e organizuar. Me këtë gjë jo vetëm që nuk po mirret, po është edhe e pamundur sepse i bie si me pamundësuar vetën. Për këtë arsye ne mendojmë që ndërhyrja qytetare është e domosdoshme edhe është arsye pse ne edhe në të kaluarën edhe sot edhe në të ardhmen nuk do të ndalim dhe nuk do të kursejmë kapacitetet tona mendore e as organizative me  ndalë këto marrëveshje”, tha Rrusta.

 Ajo bënë të ditur se nuk do të lejojnë që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit, për pengimin e së cilës thotë se nuk do të kursejnë kapacitetin e tyre organizativ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat