Polici vret një person në Gjilan, ja pse ndodhi vrasja (Foto nga vendngjarja)

Aktuale

Polici vret një person në Gjilan, ja pse ndodhi vrasja (Foto nga vendngjarja)

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 20:42
Gjilan

Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pasi personi i vrarë kishte therë me thikë një vajzë 11 vjeçare e cila ka marrë plagë serioze nga ky incident.

Një person ka mbetur i vrarë sot në orët e pasditës në Gjilan pasi është goditur me armë zjarri nga një pjesëtar i policisë i cili thuhet se ka qenë në vetëmbrojtje.

Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pasi personi i vrarë kishte therë me thikë një vajzë 11 vjeçare e cila ka marrë plagë serioze nga ky incident.

Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani tha për KALLXO.com se Policia e Kosovës ka marrë një informacion se një person është therë me thikë.

“Kur e ka therur vajzën, personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa policia gjatë kërkimit të tij ka arritur që ta gjejë ndërsa kanë vërejtur se i dyshuari kishte me vete dy armë të ftohta me të cilat edhe e ka plagosur një polic”, tha Hashani për KALLXO.com.

Image

“Pjesëtari i policisë i cili është përpjekur ta mbrojë veten ka qëlluar për vdekje të dyshuarin trupi i pajetë i të cilit është dërguar në Prishtinë për obduksion ndërsa gjendja e policit të lënduar është shumë e rëndë”, tha ai.

Polici së bashku më 11 vjeçaren janë dërguar në QKUK ku janë duke u trajtuar në plagët e marra.

Banorët e lagjes nuk kanë pranuar të flasin për rastin.

Image

Një person është vrarë nga punonjësi i policisë së Kosovës në qytetin e Gjilanit pasi që kishte sulmuar një vajzë rreth moshës 11-12 vjeç, ku më pas në vendngjarje është thirrur policia.

Pas sulmit mbi vajzën, personi i cili tashmë ka ndërruar jetë ka sulmuar edhe policin i cili së bashku me vajzën janë në QKUK në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit Ismet Hashani i cili tha se të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe se po vazhdojnë të zbardhin detajet e kësaj vrasje.

***

Një polic ka vrarë një person afër 30 vjeçar me inicialet B.R., në lagjen “Arbëria” në Gjilan.

Sipas, Jakup Pajazitit, i afërm i të vrarit, vrasja ka ndodhur shumë pranë shtëpisë së të ndjerit.

Pajaziti ka treguar se i vrari vuante nga sëmundje psikike dhe sipas dyshimeve të para ai ka sulmuar policinë.

Klan Kosova njofton se një polic nga Gjilani është shtrirë në QKUK për t’u trajtuar pasi është plagosur nga një thikë, porse nuk dihet a bëhet fjalë për të njëjtin rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat