Ky është fjalimi i Vlora Çitakut në OKB që impresionoj nënat e Srebrenicës

Aktuale

Ky është fjalimi i Vlora Çitakut në OKB që impresionoj nënat e Srebrenicës

Më: 12 korrik 2016 Në ora: 16:26
Vlora Çitaku

Mirëpo, gratë e Srebrenicës i janë shprehur mirënjohjes ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit e ka përmendur dhe dënuar ashpër gjenocidin në Srebrenicë.

Dje, Srebrenica shënoi 21 vjetorin e masakrës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, ku forcat serbe vranë më shumë se 8000 burra boshnjakë.

Në këtë ditë të shënuar, gratë e Srebrenicës kanë kritikuar ashpër ambasadoren boshnjake në Nju Jork, Mirsada Çolakoviq, e cila sipas tyre nuk ka guxuar ta përmend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjenocidin që ka kryer Serbia në Srebrenicë.

Mirëpo, gratë e Srebrenicës i janë shprehur mirënjohjes ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit e ka përmendur dhe dënuar ashpër gjenocidin në Srebrenicë.

“Ambasadorja Çolakoviq nuk guxoi ta thotë asnjë fjale, sepse populli ynë është ende nën thundrën e një partie e cila ka po ata njerëz që na shkaktuan dhimbje dhe gjenocid. Përderisa zonja Çolakoviq ka frikë, atë frikë nuk e ka Ambasadorja e Kosovës, e cila foli qartë dhe me një anglishte të përkryer para OKB-së. Më vjen keq që nuk e keni dëgjuar fjalimin e sajë, në të cilin, në mënyrë kronologjike i numëroi një nga një krimet qe ka bërë Serbia. Duke ia përkujtuar që Serbia është kreatore e të gjitha krimeve nga Derepada deri në Triglavë, e duke përmendur disa here Bosnjën tonë dhe posaçërisht Srebrenicën”, thuhej në reagimin e grave të Srebrenicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat