Haziri paralajmëron prishjen e koalicionit me AAK-në

Aktuale

Haziri paralajmëron prishjen e koalicionit me AAK-në

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 10:02
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri ka konfirmuar se pritet largimi i AAK-së nga koalicioni dhe zëvendësimi i saj me Partinë e Drejtësisë dhe “Vatra”.

Pas shumë kohësh Lutfi Haziri ka vendosur të flas për të ardhmen e koalicionit me AAK dhe për ndryshimet që pritet të bëhen në qeverisjen e tij duke përfshirë këtu edhe ndërrimet që lidhen me drejtoritë komunale.

Haziri për rajonipress tha se LDK është shumica qytetare në Gjilan. “Konsultat politike janë në proces dhe pritet largimi i AAK-së dhe zëvendësimi me PD e Selvete Shurdhanit dhe partnerëve si “Vatra” tha Haziri.Haziri tha se formula e tij qeverisëse ka një moto tashmë stabile:” Gjilani për gjilanasit është formula qeverisëse” shtoj Haziri.Ndryshe prishjen e koalicionit me AAK ka një kohë të gjatë që e kanë kërkuar Arben Mehmeti dhe Arbër Ismajli sikur që nuk kanë munguar zërat edhe nga AAK-ja siç është Ibish Ibishi i cili gjithashtu ka kërkuar që një minutë e më parë të prishet koalicioni me LDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat