Qeveria ndan 300 mijë euro për bursa në SHBA (Dokument)

Aktuale

Qeveria ndan 300 mijë euro për bursa në SHBA (Dokument)

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 10:47
Foto arkiv

Qeveria e Kosovës ka aprovuar sot kërkesën e Ministrisë së Arsimit për ndarjen e mjeteve financiare prej 300 mijë eurosh për mbështetjen e programit Fullbgiht, në kuadër të të cilit do të ndahen bursa për studentët kosovarë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mjetet e këtij vendimi do të ndahen nga Ministria e Arsimit, ndërkaq me procesin e rishikimit të buxhetit vendimi parasheh që pesë ministri të tjera të kursejnë nga 50 mijë euro nga kategoria Mallra dhe Shërbime dhe të njëjtat të transferohen në Ministrinë e Arsimit.

Ministri Arsim Bajrami ka deklaruar se është një hap shumë i mirë në bashkëpunimin midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj amerikane, që do të mundësojë rritjen e numrit të profesorëve, asistentëve, studentëve dhe hulumtuesve të rinj.

“Projekti parasheh që ne të gjejmë edhe donatorë të tjerë dhe së shpejti do të nisim takimet me përfaqësuesit e Qeverisë amerikane, të cilët do të kontribojnë me fonde. Synimi jonë është që të krijojmë fond prej 1 milion eurosh”, ka deklaruar Bajrami.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat