Kosova dhe Greqia shqyrtojnë eliminimin e barrierave në transport

Aktuale

Kosova dhe Greqia shqyrtojnë eliminimin e barrierave në transport

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 12:09
Foto nga takimi Zharku-Athanassiadou

Në takimin mbajtur sot në mes të ministrit të Infrastrukturës, Lufti Zharku dhe ambasadores greke Athanassiadou u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë në nivel ekonomik, në zhvillimin e transportit rrugor dhe hekurudhor.

Ndër të tjera, ministri Zharku e njoftoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, znj.Athanassiadou, me prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës, në zhvillimin e projekteve të rëndësishme në lëminë e sektorit të transportit rrugor dhe atë të hekurudhave. Poashtu, në këtë takim u bisedua edhe për eleminimin e barrierave të cilat po paraqiten gjatë transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat