GAP: Të zvogëlohet numri i ministrave nga 19 në 13

Aktuale

GAP: Të zvogëlohet numri i ministrave nga 19 në 13

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 14:36
Instituti GAP

Instituti GAP ka bërë thirrje për uljen e numrit të ministrive nga 19 në 13 sosh , si hap drejt uljes së shpenzimeve, rritjen e efiçiencës dhe eliminimin e barrierave burokratike.

Ky institut pas zgjedhjeve parlamentare të 2014, ka publikuar një hulumtim mbi “Ristrukturimin e Qeverisë” në të cilin është adresuar numri i madh i ministrive dhe propozimi për zvogëlimin e tyre.

Po ashtu, në këtë hulumtim është adresuar edhe çështja e uljes së numrit të zëvendësministrave ku shumica e ministrave do të kishin vetëm nga një zëvendësministër. Me këtë propozim, vetëm shpenzimet e kabineteve të ministrave do të kursenin buxhetin në 3,6 milionë euro brenda një mandati, bën të ditur Instituti GAP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat