Demarkacioni mund ta shpie vendin në zgjedhje

Aktuale

Demarkacioni mund ta shpie vendin në zgjedhje

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 19:31
Ilustrim

Deputetët Sadri Ferati nga LDK dhe Pal Lekaj nga AAK kanë diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi.

Lekaj ka thënë se nëse nisesh edhe në histori edhe në argumente, me kufijtë ekzistues janë këta kufij që është bërë marrëveshja, nëse thua se është thirrur në Kushtetutën e Kosovës, ajo e definon qartë se Kosova është shtet i pavarur me kufijtë ekzistues.”

“Nëse thirresh edhe me ligjin mbi kufijtë administrativ është gabim pasi ky ligj cakton kufirin mes dy komunave dhe jo atë mes dy shteteve.”

“Nëse flisni për Pakon e Ahtisarit,  Kosova është pranuar me këta kufij. Nëse profesionistët kanë gjetur, kemi edhe Bulliqin që ka argumente me hartën dhe kushtetutën e vitit 1945 se kjo pronë që i është dhënë Malit Zi atëherë nuk ka ekzistuar pronë e Malit të Zi por Kosovës.

“Problemi është që këta kanë marrë vetëm një kriter, vetëm kadastral që është gabim katastrofë.”

Kurse Ferati ka thënë se si pozitë përshëndesin kthimin në Kuvend dhe të dëgjojmë argumentet e partive opozitare.”

“Nuk kisha dashur që deputetët për motive politike krijojnë krizë", tha ai në Info Magazine.

“ Sa është keq me votu pa argumente tua , është aq keq edhe e kundërta.”

“Demarkacioni mund ta shpie në zgjedhje vendin. Po du me i dhënë prioritet fjalës së ekspertëve dhe me lexu materialin 200 faqe me e peshu këtë mirë dhe me pas ndërgjegjen e pastër e me votu drejtë”, ka thënë Ferati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat