Veseli për sulmin në Nice: Duhet të jemi më të vendosur kundër terrorizmit

Aktuale

Veseli për sulmin në Nice: Duhet të jemi më të vendosur kundër terrorizmit

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 10:03
Kadri Veseli

Për sulmin terrorist në Nice ka shkruar edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai në një shkrim në faqen e tij në Facebook ka thënë se në këtë momente të vështira, populli i Kosovës është pranë institucioneve francez.

Veseli ka ngushëlluar familjet që humbën të dashurin e tyre, sipas tij, në një sulm të pashembullt nga egërsia që po terrorizojnë gjithë qytetarët.

“Sulmi i tmerrshëm mbrëmë në Nicë, ishte goditje e rëndë ndaj popullit të Republikës së Francës dhe vlerave tona të përbashkëta. Në këto momente të vështira, jemi pranë institucioneve franceze dhe ngushëllojmë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm të pashembullt nga egërsia që po terrorizojnë dhe sjellin frikë tek të gjithë qytetarët, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim. Sulmi i mbrëmshëm na bën që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur kundër terrorizmit në nivel global”, ka shkruar Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat