Demarkacioni nuk shkon në Kuvend as sot

Aktuale

Demarkacioni nuk shkon në Kuvend as sot

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 11:07
Kuvendi i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se edhe pse sot ka qenë e paraparë të futet në rend dite ligji për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, po japin edhe pak kohë me qëllim që të diskutohet me deputetët dhe qytetarët.

Sipas Mustafës, në këto diskutime po jepet mundësia që të vërtetohen të dhënat e opozitës që Kosova po humbë tokë në mënyrë që të mos manipulohet me ndjenja të qytetarëve.

Ai sërish ka përsëritur se Kosova nuk është duke humbur territor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat