Thaçi: Forca e popullit francez, do të ngadhënjejë mbi dhunën e terrorin

Aktuale

Thaçi: Forca e popullit francez, do të ngadhënjejë mbi dhunën e terrorin

Nga: G.B Më: 15 korrik 2016 Në ora: 11:31
Hashim Thaçi

Pas sulmit që ka ndodhur në Nice të Francës, Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se sulmet e tilla na lëndojnë zemrën, por nuk e lëkundin përkushtimin për liri, barazi e vëllazëri kudo në botë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi shprehë ngushëllime për të vrarët, duke thënë se jemi me popullin francez, transmeton Bota Sot.

Ky është postimi i Thaçit në Facebook:

Tmerret si ai i mbrëmshmi në Nice na lëndojnë zemrën, por nuk e lëkundin përkushtimin tonë për liri, barazi dhe vëllazëri, kudo në botë.

Jemi me popullin francez gjithmonë, e sidomos në kohët e vështira. I shprehim ngushëllimet më të thella. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që janë prekur.

Besojmë në forcën e popullit francez, në forcën e të gjithë popujve paqedashës, që do të ngadhënjejmë mbi dhunën dhe terrorin. HTH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat