Nisma për Kosovën solidarizohet me Francën

Aktuale

Nisma për Kosovën solidarizohet me Francën

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 12:31
Fatmir Limaj

Nisma për Kosovën vlerëson se sulmi në Nicë të Francës, është sulm barbar i drejtuar kundër jetës së njerëzve të pafajshëm, kundër vlerave njerëzore dhe evropiane, kundër lirisë, demokracisë dhe projekteve te qytetarisë Evropiane për paqë globale.

“Në këtë ditë të rëndë për qytetarët e Nicës e të Evropës, qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbje të thellë me qytetarët e Francës”, shkruan në deklaratë.

“Jemi të bindur se asnjë formë e terrorizmit, që po lëndon dhe shkakton viktima të dhimbshme e të pa fajshme kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat e civilizimit evropian”.

Nisma deklaron solidarizimin dhe shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, qytetarëve e shtetit të Francës, që sot mbeten pa më të dashurit e tyre!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat