S’ka varrezë masive as në lokacionin e dytë në oborrin e UP-së

Aktuale

S’ka varrezë masive as në lokacionin e dytë në oborrin e UP-së

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 14:15
Pamjet nga germiemt ne kampusine UP-së

Dy lokacionet në të cilat është gërmuar në kërkim të gjetjes së varrezave brenda kampusit universitar të Prishtinës në afërsi të Kishës Ortodokse Serbe, nuk kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore

Mos gjetjen ende të ndonjë mbetjeje, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Komisionit shtetëror për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj

Punimet në terren kanë zgjatur dy ditë. Kurse në lokacionin e tretë të dyshuar, prapa Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, gërmimet do të nisin ditëve në vijim, ka konfirmuar ai.

Gërmimet në kampusin e UP-së, filluan më 13 Korrik me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas mbledhjes së informacioneve nga dëshmitarët. Dyshohet për viktima të përkatësisë shqiptare që, sic thuhet, mund të jenë varrosur në brendi të kampusit në periudhën e luftës në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat