Zbulohen detaje të reja për sulmuesin në Francë

Aktuale

Zbulohen detaje të reja për sulmuesin në Francë

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 16:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mohamed Lahouaiej – Bouhlel, 31 vjeçar është sulmuesi i cili la të vdekur 84 persona në Nice të Francës.

Bëhet e ditur se Mohamed Bouhlal i përket një familjeje që banon në Msakin pranë qytetit të Sousse, shkruan BBC.

Burime të BBC-së bëjnë të ditur se prindërit e tij janë të divorcuar dhe jetojnë në Francë.

Sipas këtyre burimeve, Muhamed kohëve të fundit ka vizituar shpesh Tunizinë, ku për herë të fundit kishte qenë para tetë muajve, transmeton KosovaPress.

31 vjeçari thuhet se ka qenë i martuar dhe ka pasur tre fëmijë, ndërsa ai nuk është i njohur nga autoritetet tuniziane për përfshirje në ndonjë aktivitet terrorist.

Por, për autoritetet ai ishte i njohur për drogë dhe vepra të tjera të lidhura me alkool.

Qeveria tuniziane në reagimin e saj e ka dënuar sulmin në Francë, duke thënë se mbështet çdo masë në luftën kundër terrorizmit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat