Hoxhë Elvisi për sulmet terroriste: Të ngrihemi për të ndërprerë aktet çnjerëzore

Aktuale

Hoxhë Elvisi për sulmet terroriste: Të ngrihemi për të ndërprerë aktet çnjerëzore

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 20:58
Hoxhë Elvis Naçi

Hoxha nga Shqipëria, Elvis Naçi, që po pëlqehet jashtëzakonisht, ka ngushëlluar viktimat e sulmeve terroriste në Francë.

Ai ka thënë se duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë që ta ndërpremë një herë e mirë këtë dorë djallëzore kudo që godet me akte çnjerëzore.

“Ngushëllime familjeve te viktimave te pafajshme ne France, duhet te ngrihemi ne këmbë te gjithë për te ndërprerë nje here e mire çdo dore Djallëzore kudo qe godet me akte çnjerëzore, Paqe për njerëzit ne Turqi, France, Siri dhe kudo. Te jemi te gjithë bashke kundra çdo akti terrorist dhe ekstremiste sa nuk është vone. Zot mundësoi paqe atje ku ka lufte dhe na ruaj nga lufta atje ku ka paqe! Amin”, ka shkruar Naçi në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat