Reagon Ambasada Turke në Prishtinë: Presidenti dhe Qeveria aktuale vazhdojnë të jenë në detyrë

Aktuale

Reagon Ambasada Turke në Prishtinë: Presidenti dhe Qeveria aktuale vazhdojnë të jenë në detyrë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 16 korrik 2016 Në ora: 08:30
Pamje nga grushteti në Turqi

Ambasada Turke në Prishtinë ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm të institucioneve legjitime turke nga ushtria.

Në reagim thuhet se kjo nuk është një ngjarje cila e përfshinë Forcat e Armatosura Turke në tërësi.

“Ngjarjet në Turqi është përpjekje për një grusht shteti kundër një qeverie të zgjedhur. Me një unitet dhe solidaritet populli ynë është vënë kundër këtij dukurisë. Presidenti dhe Qeveria aktuale vazhdojnë të jenë në detyrë. Kjo nuk është një ngjarje cila e përfshinë Forcat e Armatosura Turke në tërësi. Është aktivitetet të një grupi brenda Forcave të Armatosura Turke dhe kundër këtij populli ynë ka dhënë përgjigjën e duhur”, thuhet në reagimin e Ambasadës Turke në Kosovë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat