Thaçi: Demokracia është e pasfidueshme

Aktuale

Thaçi: Demokracia është e pasfidueshme

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 16 korrik 2016 Në ora: 15:44
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas tentativës për grusht-shtet në Turqi nga ushtria e këtij vendi.

Thaçi ka thënë se Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tanke dhe ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme

“Zhvillimet dramatike dhe tentimi për puç në Turqi u përcollën me vëmendje edhe nga institucionet dhe populli i Kosovës. Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tanke. Ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme. Në emër të popullit të Kosovës uroj që në Turqi të ketë paqe dhe stabilitet. I përgëzoj të gjithë ata që këtë sfidë e përballuan me urtësi, por edhe me vendosmëri”, ka shkruar Thaçi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat