Erdogan arreston si puçist, gjeneralin shqiptar Adem Huduti, i lindur në Kosovë

Aktuale

Erdogan arreston si puçist, gjeneralin shqiptar Adem Huduti, i lindur në Kosovë

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 19:23
Adem Huduti

Mediat turke raportuan se kanë arrestuar gjeneralin Adem Huduti, i cili ishte pjesë e grushtit të shtetit kundër qeverisë. Huduti ka lindur në Kosovë në vitin 1952 dhe është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

BBC-ja shkruan se ai është figura më e lartë ushtarake e arrestuar deri tani, së bashku me Akin Ozturk. Huduti, i lindur në Kosovë, ka emigruar në Turqi dhe është diplomuar në Akademinë Ushtarake në vitin 1973. Ai ka shërbyer në Divizionin III të këmbësorisë në kufi me Greqinë, në Brigadën VII të këmbësorisë në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin IX të Ushtrisë Turke.

Policia speciale turke arreston afro 200 ushtarë

Grushti i shtetit, i orkestruar nga Erdogan?

Sekretari i NATO-s: Respektoni institucionet demokratike të Turqisë

Gulen: Jam i pafajshëm, akuzat e Erdoganit të papërgjegjshme

Largohen nga detyra 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë, shpëtohet Shefi i Shtabit

ShBA-të përkrahin qeverinë turke

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat