Rrahja brutale e ushtarakëve puçistë nga protestuesit pro-qeveritarë (+18)

Aktuale

Rrahja brutale e ushtarakëve puçistë nga protestuesit pro-qeveritarë (+18)

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 23:01
Rrahja brutale e ushtarakëve puçistë

Një fraksion ushtarak mbrëmë në Turqi tentoi që të merrte nën kontroll shtetin nga pushteti aktual, pasi që thanë se po rrezikohej demokracia dhe sekularizmi i shtetin.

Por, presidenti Erdogan u bëri thirrje qytetarëve që të dalin nëpër rrugë dhe të mbrojnë “demokracinë”, dhe në orët e hershme të mëngjesit, qeveria turke bëri me dije se puçistët janë dorëzuar dhe shteti i është kthyer pushtetit të zgjedhur.

Mirëpo, me përfundimin e ngjarjeve të mbrëmshme, ku mbetën të vdekur së paku 265 persona, po vazhdon publikimi i pamjeve gjatë këtyre trazirave dhe një video e postuar rishtazi shfaq dhunën e ushtruar nga protestuesit pro-qeveritarë ndaj puçistëve.

Pamjet janë të rënda dhe mund të jenë shqetësuese për një kategori njerëzish:  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat