Një çift shqiptar ia dha armën terroristit që vrau 84 persona në Nice

Aktuale

Një çift shqiptar ia dha armën terroristit që vrau 84 persona në Nice

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 13:14
ilustrim

Televizioni Itele raporton se një çift shqiptar i kishte dhënë armën vrasësit në Nicë të Francës.

Sipas të njëjtit televizion, policia franceze ka prangosur çiftin shqiptar në mëngjesin e ditës së sotme.

Vrasësi në Nice kishte hyrë në një turmë me njerëz derisa kishte shkrepur edhe me armë në drejtim të tyre  duke lënë 84 persona të vrarë.

Çifti shqiptar ende është i dyshuar se i kishte dhënë armën terroristit derisa hetimet tregojnë se ata nuk ishin të përfshirë drejtpërdrejt në shitblerjen e armës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat