Ymeri: Pushteti po bëhet edhe më i keq, Lëvizja duhet të fuqizohet

Aktuale

Ymeri: Pushteti po bëhet edhe më i keq, Lëvizja duhet të fuqizohet

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 13:25
Pamje nga Këshilli i Qendrës

(E plotësuar) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se pushteti i cili ka uzurpuar nivelin qendror të qeverisjes, vazhdimisht do të bëhet edhe më i keq, andaj Lëvizja Vetëvendosje duhet të fuqizohet për ta kundërshtuar atë.

Ymeri këto komente i bëri në mbledhjen e parë të  Këshillit Qendror të Lëvizjes Vetëvendosje, ku theksoi se duhet të jemi të gatshëm që ta kundërshtojë cilëndo të keqe që përgatitet nga ky pushtet.

Ymeri: Pushteti qendror nuk do të bëhet kurrë i mirë

“Në komunën e Prishtinës po dëshmohet ajo që ne e kemi synuar përherë, e që është që institucionet publike vërtet të bëhen publik edhe në shërbim të qytetarëve, dhe kjo ndodh jo vetëm duke e pasur pushtetin ekzekutiv por edhe duke e lidhur këtë pushtet me qytetarët e Republikës....ky pushtet qendror nuk do të bëhet kurrë më i mirë, ky pushtet qendror vazhdimisht do të bëhet më i keq dhe si i tillë ne duhet edhe ta projektojmë, por njëkohësisht edhe të jemi të gatshëm që ta kundërshtojmë dhe t’i rezistojmë cilësdo të keqe që përgatitet nga ky pushtet. Republika e Kosovës sot është një gjendje jashtëzakonisht të keqe për shkak të një pushteti jashtëzakonisht të keq i cili e ka uzurpuar nivelin qendror të qeverisjes dhe ky pushtet nuk duhet të lejohet që me punën e tij ta shkatërroj vetë idenë e Republikës, siç vazhdimisht e shohim që ka tendencë”, tha Ymeri.

Kurse, sa i përket zgjedhjeve të brendhsme të partisë, Ymeri tha se ky proces është i rëndësishëm për shkak se e dinamizon dhe e freskon organizatën. Ai shtoi se me fuqizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, qytetarëve iu kthehet Republika e Kosovës.

Ymeri: Me fuqizimin e Lëvizjes, qytetarëve iu kthehet Republika e Kosovës

“Ky proces i zgjedhjeve të brendshme ka qenë  i rëndësishëm për Lëvizjen Vetëvendosje në dy aspekte, një për shkak se procesi zgjedhor dinamizon dhe e freskon organizatën e Lëvizjes Vetëvendosje por veçantia tjetër edhe më e rëndësishme është që ky proces zgjedhor ka ndodhur në një fazë dhe në një situatë të jashtëzakonshme për Lëvizjen Vetëvendosje, ku përkrahja dhe simpatia e Lëvizjes Vetëvendosje nga qytetarët e Republikës së Kosovës ka qenë në pikën më të lartë në historinë e Lëvizjes VV. Ky proces zgjedhor përveç tjerash ka pasur për qëllim edhe ta strukturoj,  fuqizoj dhe mirëmbaj këtë përkrahje të qytetarëve për Lëvizjen Vetëvendosje.....Mishërimi i këtij koncepti politik edhe shndërrimi i tij në realitet institucional në Republikën e Kosovës bëhet vetëm me fuqizimin e organizatës tonë dhe punën tonë të palodhshme si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje për të realizuar atë ambicie politike që e kemi e që është Republikën e Kosovës të ia kthejmë qytetarëve”, tha Ymeri.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti filloi fjalimin e tij duke thënë se Prishtina është qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, kurse rezistenca ndaj pushtetit  bëhet vetëm përmes Vetëvendosjes.

Ahmeti: Rezistenca ndaj pushtetit bëhet përmes  lëvizjes Vetëvendosje

“Çdo ditë e më shumë njerëzit po e kuptojnë se rezistenca ndaj këtij pushteti bëhet përmes Lëvizjes Vetëvendosje, që ndryshimi do të vjen përmes Lëvizjes Vetëvendosje dhe po e themi që aq më shumë që i kemi mbajt qëndrimet tona dhe kemi rezistuar, aq më shumë është forcuar kjo rezistencë”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i ketë katër funksione. E para është që duhet të jetë veshi i lëvizjes, kjo do të thotë se aktivistet duhet të takohen me qytetarët dhe të dëgjojnë hallet e tyre dhe përmes tyre  t’i marrin kërkesat apo ankesat e qytetarëve, pastaj të jetë gjuha e Komunës së Prishtinës apo Lëvizjes Vetëvendosje për të treguar projektet e realizuara por më e rëndësishmja është që të mbahet nën kontroll ekzekutivi, sepse demokracia bazohet në bilancin e fuqive. 

Ymeri: Pushteti nuk duhet lejuar që ta shkatërrojë Republikën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri u ka thënë anëtarëve të Këshillit të Qendrës së këtij subjekti se pushteti i koalicionit LDK-PDK, do të bëhet edhe më i keq por duhet të jenë të gatshëm t’i qëndrojnë dhe ta kundërshto çdo të keqe.

Ymeri këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, ku tha se ky këshill e ka një rëndësi të jashtëzakonshëm në procesin e vendimmarrjes në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sot është ditë e veçantë për VV sepse përmbyllet procesi i zgjedhjeve të brendshme i cili ka qen i rëndësishëm sepse e freskon lëvizjen”, tha Ymeri.

Ai tha se në komunën e Prishtinës po dëshmoret që institucionet publike të bëhem publike për qytetarët e Prishtinës.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se Prishtina është qendra e Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt ky i cili po rritet sepse njerëzit po kuptojnë se rezistenca ndaj pushtetit dhe ndryshimi po vjen vetëm përmes Lëvizjes Vetëvendosje.

Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje, Ahmeti tha se duhet t’i ketë katër funksione, të jetë veshi i Lëvizjes Vetëvendosje sepse ata duhet të takohem me qytetar dhe t’i dëgjojnë më shumë hallet e tyre, pastaj të jenë gjuha e komunës së Prishtinës nëpër lagje, më mënyrë që të tregohen punët që janë bërë dhe më e rëndësishmja është që të marrin në kontroll ekzekutivin sepse demokracia  bazohet në balancin e kontrollit të ekzekutivit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat