Imami nga Prizreni i bën thirrje Erdoganit, ja cila është kërkesa e tij

Aktuale

Imami nga Prizreni i bën thirrje Erdoganit, ja cila është kërkesa e tij

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 14:57
Enes Limani

Imami i xhamisë së Dëshmorëve në Prizren, Enes Limani është shfaqur publikisht si përkrahës i presidentit turk, Tayyip Erdogan.

“Erdogan ti ke perkrahjen absolute te popullit tend,LIKUIDOI pucistet para se ata te ju LIKUIDOJNE juve”, ka deklaruar imami Limani, zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Nese ne do kishim 60% te votes se popullit plus mbeshtetjen e gjitha partive politike OPOZITATE,plus perkrahjen e SHBA,BE,etj,dhe qohen disa e i vjedhin armet qe i jan derzuar ne amanet dhe e vrasin DEMOKRACIN dhe lirin e popullit,dhe e gjuajne pppullin me helikopter e tanke,ME FAL PO KU E KAN VENDIN TRADHETARET. Sigurisht eliminim fizik sipas TRADHETIS eliminim poplitik,likuidim te karrijeres ushtarake,dhe sipasLIGJIT EDHE LIKUIDIM PER VRASJET E KRYERA”, ka komentuar Limani në facebook.

Ai u ka bërë thirrje edhe myslimanëve të Kosovës që të bëjnë kujdes nga disa anëtarë të shoqërisë civile, pasi sipas tij, këta po duan “ta shkatërrojnë islamin në Kosovë”.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat