Video e paparë nga Turqia, ja si qëlloi ushtria ndaj qytetarëve në Urën e Bosforit (+18)

Aktuale

Video e paparë nga Turqia, ja si qëlloi ushtria ndaj qytetarëve në Urën e Bosforit (+18)

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 23:10
Foto nga vendi ngjarjes

Sot janë publikuar shumë video rreth grusht shtetit në Turqi të organizuar prej ushtrisë kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Dy prej tyre kanë të bëjnë mbi urën e Bosforit në Stamboll, ku fillimisht ushtria e bllokoi këtë pjesë të rrugës.

Më pas, ushtarët puçistë shtien në drejtim të popullatës të cilët ishin përkrahës të Qeverisë, .

Në videot e mëposhtme shihet teksa plagosen me armë zjarri një i moshuar dhe një grua, të cilëve u jepet ndihma e parë prej popullatës civile.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar në Turqi, pas tentimit për grushtet të së premtes, ku mbet së paku 265 persona të vrarë, 2000 të lënduar dhe afro 6000 mijë të arrestuar më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat