Erdogan urdhëron avionët luftarak të patrullojnë në qiellin e Turqisë

Aktuale

Erdogan urdhëron avionët luftarak të patrullojnë në qiellin e Turqisë

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 09:07
Avionët lufarakë F – 16

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan të dielën ka udhëzuar aeroplanë luftarake ushtarake për të kryer patrullime në të gjithë Turqinë, dy ditë pas përpjekjes së dështuar për grusht shtet.

Fluturimet patrulluese po kryhen me qëllim të kontrollit të hapësirës ajrore dhe për qëllime të sigurisë.

Avionët lufarakë F – 16 janë përdorur nga udhëheqësit e grushtit të shtetit mesnatën e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës s për të sulmuar ndërtesën e parlamentit dhe në afërsi të kompleksit presidencial.

Deri më tani, Turqia ka arrestuar 6000 persona,pas puçit të dështuar, ndërkaq Erdogan është zotuar të pastrojë organet shtetërore nga “virusi” që e ka shkaktuar revoltën.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve për dhunën e fundjavës është rritur në 290 ku rreth 100 prej tyre  pjesë e puçit, raportojnë mediat turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat