Mustafa: Qeveria e fokusuar në avancimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar

Aktuale

Mustafa: Qeveria e fokusuar në avancimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 10:17
Foto nga takimi Mustafa dhe Serwer

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ekspertin amerikan të çështjeve politike në Ballkan, Daniel Serwer.

Gjatë takimit, u bisedua për proceset aktuale në Kosovë dhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri Isa Mustafa e ka njoftuar për të arriturat e deritashme, sidomos në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane si dhe në fuqizimin e shtetit ligjor.

Kryeministri Mustafa shprehu fokusimin e plotë të Qeverisë në avancimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, duke adresuar po ashtu proceset e rëndësishme shtetërore që lidhen me sovranitetin, lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së, transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, e të tjera.

Daniel Serwer vlerësoi lartë progresin në Kosovë duke përgëzuar kryeministrin Mustafa për menaxhimin e suksesshëm të çështjeve të rëndësishme shtetërore që janë zhvilluar në Kosovë, deri më tani.

Serwer, po ashtu, theksoi rëndësinë e adresimit të temave të mbetura dhe avancimin e proceseve integruese dhe zhvillimore të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat