Flet ushtari turk: Na tradhtuan komandantët, na thanë që kemi ushtrime

Aktuale

Flet ushtari turk: Na tradhtuan komandantët, na thanë që kemi ushtrime

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 10:41
Ushtari turk

Jo të gjithë ushtarët puçistë në Turqi, kanë qenë në dijeni se çfarë po ndodhë në shtetin e tyre. 

Ata papritmas u bënë pjesë e rrjetit të komandantëve të tyre për të bërë grusht shtet në Turqi. 

Madje një ushtarë i marr peng nga qytetarët dëgjohet duke thënë se nuk e di se cfarë po ndodhë, por thotë se janë duke bërë ushtrime në praktike. 

“Neve na mashtruan zotri...na than se kemi ushtrime praktike...na mashtruan komandantet, na than se ka ushtrime ka praktik dhe përfunduam këtu...nuk e di se si na tradhtuan komandantët...dy shok i kemi të plagosur....si ka mundësi ne me tradhëtu atdheun s’ka mundesi”, dëgjohet ushtari duke u përgjigjur qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat