Ky është studenti turk që u shtri para tankut, ja çfarë thotë

Aktuale

Ky është studenti turk që u shtri para tankut, ja çfarë thotë

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 16:36
Studenti Metin Dogan

"Ajo që pashë kishte ndikim në mua. Papritur u hodha. Shkova drejt ushtarëve dhe bërtita: Unë jam një ushtar turk, kurse ju ushtarët e kujt jeni?", rrëfen studenti Dogan.

Studenti Metin Dogan, me aktin e tij të guximshëm të premten, kur ushtarët besnikë ndaj organizatës FETO/PDY tentuan të bëjnë grusht shteti, u shtri para tankut në afërsi të aeroportit Ataturk në Stamboll, u bë një simbol i rezistencës së popullit turk kundër kësaj përpjekjeje, raporton Anadolu Agency.

Ai tha se sapo dëgjoi për aktin e “tradhtisë” doli në rrugë.

“Mysafirët dhe vëllai i vogël u përpoqën që të më ndalojnë, por vëllai i madh më mbështeti. Nuk mund të gjeja një makinë për të shkuar në aeroportin Ataturk. Pastaj pash një motoçiklist dhe i kërkova të më dërgojë në aeroport. Ai u dakordua kur pa dëshirën time për të shkuar. Madje nuk mori as para për transportin”, i ka shpjeguar Dogan gazetarit të AA, duke shtuar se para aeroportit pa ushtarë, tanke dhe trazira.

Studenti rikujtoi se ai i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur ushtarët në tank nëse ata janë në të vërtetë ushtarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat