Policia nis patrullimin edhe me veturë civile

Aktuale

Policia nis patrullimin edhe me veturë civile

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 19:55
ilustrim

Njësiti rrugorë i Policisë së Kosovës ka filluar patrullimin rrugorë edhe me vetura civile me qëllim të parandalimit të aksidenteve me fatalitet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se sipas statistikave aksidentet me fatalitet në këtë vit janë rritur për 4. 17 përqind.

Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1200 gjoba për ngasësit që nuk iu janë përmbajtur rregullave në komunikacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat