Protokolli i mesazheve të puçistëve turq: 'Do luftojmë deri në gjakun e fundit', 'Dorëzohuni ose arratisuni'

Aktuale

Protokolli i mesazheve të puçistëve turq: 'Do luftojmë deri në gjakun e fundit', 'Dorëzohuni ose arratisuni'

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 22:04
Bidedat e pucistëve

Një protokoll WhatsApp dokumenton gjithë ngjarjen e Grushtit të shtetit në Turqi, që fillimisht u duk i suksesshëm dhe më pas vërehet dështimi. Itinerari i saj mund të shikohet edhe përmes bisedimeve.

Agjencia shtetërore turke, AA, ka publikuar mesazhet e mëposhtme të puçistëve, që zgjatën gjashtë orë, përmes celularëve të tyre.

“Ura e parë e Bosforit në drejtim të Evropës është bllokuar. Urën e dytë e kanë dorëzuar policët. Nuk ka probleme,” ishte mesazhi i parë që tregon edhe suksesin e tyre.

“Forcat e policisë janë rrethekuar. Bëjeni këtë në vijim edhe me miqtë tanë në polici. Jua puth sytë,” thotë mësazhi tjetër që tregon se edhe në mesin e policisë ka pasur puçistë.

Pas pak kohësh shumë demonstrues dalin rrugëve dhe duket vështirësia e ushtarëve.

“Na nevojitet përforcim urgjent në qendrën e partisë AKP, mundësisht edhe helikopterë. Numri i demonstruesve sa vjen e rritet” thuhet në msg tjetër.

Por pas deklaratës për të dalur shesheve, të presidentit Erdogan, presioni bëhet edhe më i madh te puçistët.

“A ka tanke në aeroportin e Ataturkut? Nëse jo dërgoni sa më shpejt të tjerë!”

Ndërsa më pas një ushtar vërteton: „Duhet ti zini pozicionet tuaja në aeroport. Në asnjë mënyrë mos u tërhiqni.“

Në vijim gjithmonë e më tepër bëhet i madh presioni: „Në Sheshin Taksim, situata është tepër kritike,” thotë një ushtar, përcjell botasot.info.

Një tjetër shkruan: „Populli dhe policia janë bërë bashkë. Kemi nevojë për përforcime. Fuqitë tona nuk mjaftojnë.”

Dhe në fund vjen humbja

Në fund puçistët nuk duan ta pranojnë humbjen dhe japin vendime për vrasjen e civilëve.

?„Kemi nevojë për helikopterë në Urën 1 dhe 2. 20-30 persona janë qëlluar nga ne.“

“Po humbim kontrollin mbi Urën 2,” thotë një ushtar më tej nga Bosfori që tregon de fakto edhe fitoren e qeverisë.

Megjithatë “shpresa vjen e fundit”, pasi një urdhër i përgjigjet menjëherë. „Mos e humbisni moralin, do luftojmë deri në gjakun e fundit.”

Por fundi vjen edhe zyrtarisht, pas pak momentesh. „Dorëzohuni ose arratisuni.”

Më pas prishen mesazhet dhe grupi i WhatsApp./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat