Hahn godet fort Erdoganin: Lista e arrestimeve ishte e gatshme para tentimit të grusht shtetit

Aktuale

Hahn godet fort Erdoganin: Lista e arrestimeve ishte e gatshme para tentimit të grusht shtetit

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 23:57
Hahn

Komisioneri i BE-së për Fqinjësi të mirë dhe Zgjerim, Johannes Hahn, ka dalë me një deklaratë bombastike lidhur me zhvillimet e fundit në Turqi.

Ai duke folur për tentim të grusht shtetit në Turqi a i ka thënë se ‘lista e arrestimeve ishte e gatshme”.

Hahn ka deklaruar me tej duke hedhur dyshime të forta se kjo listë ishte përgatitur dhe pritej çasti që të ekzekutohej.

“Lista ishte e gatshme dhe kjo është një e dhënë se ajo ishte e përgatitur të përdorej në ndonjë fazë”, ka nënvizuar Joahnnes Hahn.

Kjo deklaratë e tij kaq direket është e para e këtij lloji e dhënë nga ndonjë zyratr i lartë të BE-së për zhvillimet e fundit në Turqi.

Menjëherë pas tentim të grusht shtetit janë arrestuar si të dyshuar 2,745 gjykatës dhe rreth 3,000 pjesëtarë të ushtrisë , përfshirë edhe gjeneralë e prokurorë.

Lidhur me këtë çështje, Johannes Hahn ka pyetur gjithashtu se sa shqetësuese është edhe arrestimi i gjykatësve pas dështimit të grusht shtetit.

“Ne kemi deklaruar tashmë se presim zhvillimet e kësaj ngjarjeje që gjithçka të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare ligjore. Por nga ajo çfarë shohim deri më tash, kjo nuk po ndodhë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat