Media më e madhe evropiane, Der Spiegel: Ju tregojmë atrakcionet e alpeve shqiptare

Aktuale

Media më e madhe evropiane, Der Spiegel: Ju tregojmë atrakcionet e alpeve shqiptare

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 11:55
Shqipëria Veriore

Në Shqipërinë Veriore alpinistët e huaj gjithmonë e më tepër zbulojnë shtigje të reja. Rajoni dikur i harruar në cep të Evropës, kohët e fundit po regjistron një ‘boom’ turistësh, shkruan Der Spiegel, përcjell botasot.info. Ka disa ditë që një sërë mediash gjermane shkruajnë për atrakcionet që dhuron Shqipëria e Veriut dhe kjo së fundi është botuar në një artikull të gjatë edhe nga media më e madhe e Evropës, Der Spiegel.

“Në fshatin Theth të Dukagjinit, në Veri të Shqipërisë, gjendet Kulla e Ngujimit, një monument unikal në të gjithë Shqipërinë. Për disa shekuj, Kulla e Ngujimit, është identifikuar me Kanunin dhe fenomenin e ngujimit e të gjakmarrjes. Por, sipas banorëve të Thethit, prej 70 vjetësh Kulla e Ngujimit e ka humbur funksionin e saj duke u kthyer në një nga monumentet e kulturës, që kohët e fundit, është kthyer një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të Veriut të Shqipërisë. Kohët e fundit vizitat nga turistë vendës dhe të huaj, në këtë monument janë shpeshtuar.” shkruan mes tjerash Der Spiegel në botimin e sotëm online.

Vërshimi i turistëve, shumica e të cilëve nga Evropa qendrore, ka bërë që banorët të rikthehen sërish në zonën e Thethit dhe të Valbonës. Sa për ilustrim, Thethi kishte 600 vizitorë në vitin 2006, vjet kishte minimalisht 16 mijë./Bota sot

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat