Rrëfehet heroi motorist i masakrës së Nicës, ja çfarë thotë për përballjen me terroristin

Aktuale

Rrëfehet heroi motorist i masakrës së Nicës, ja çfarë thotë për përballjen me terroristin

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 14:04
Foto nga tragjedia në Nice

Unë u përpoqa për të hapur derën, por më pas u detyrova të largohesha pasi terroristi ma drejtoi armën. Heroi motoçiklist ka zbuluar momentet e tij, kur ai kërceu jashtë biçikletës së tij për të ndaluar ISIS-in i cili po ngiste një kamion vrasës. Francezi Alexander Migues ka treguar momentet që i ka përjetuar me motoçikletën e tij, rreth vrasësit Mohamed Bouhlel në Nisë.

Një motoçiklist hero ka thënë se përpjekja e tij e furishme për të ndaluar ISIS-in që po ngiste një kamion terrorist Mohamed Bouhlel, ishte e pamundur edhe pse ai ishte përpjekur që të hidhet nga motoçikleta e tij mbi kamion, për të ndalur shpejtësinë e lartë, që vrasësi e kishte marrë drejt turmës së njerëzve të cilët po festonin në Nisë.

Në një akt të trimërisë së habitshme, Alexander Migues e bëri me biçikletën e tij duke u hedhur mbi kamionin 19-tonësh, në kohën kur mbi 84 njerëz tashmë të vrarë, po shikonin fishekzjarrët në Ditën e Pavarësisë. Duke folur për këtë ngjarje për herë të parë, ai ka zbuluar ngjarjet e trishta, se si ai kishte parë që kamioni vrasës po futej në turmën e njerëzve dhe se si ai ishte përpjekur që të përplasej nga dera e kamionit, me qëllim që ta parandalonte atë. “Unë e pashë me sytë e mi, kur kamioni u nisë drejt turmës.

Ai ishte në trotuar në fillim dhe më pas u kthye me shpejtësi në rrugë, dhe u përpoq për të drejtuar kamionin nga njerëzit. Ishte instiktiv, unë nuk mund ta shpjegojë edhe sot me fjalë, se si kam arritur të shkojë pranë tij me motoçikletën time, dhe të bëj përpjekje për tu kapur në derën e kamionit. Kur pashë se ai ishte i vendosur me të vërtetë që të shkeltë njerëzit unë kam bërë përpjekja për ta ndaluar "tha Migues, duke shtuar se ndihet fajtor se përse nuk kishte mundur ta ndalonte, përcjellë Bota sot.

Megjithatë përpjekjen dhe trimërinë e tij, Migues u detyrua ta braktisë, pasi që terroristi e tërhoqi armën mbi të. Francezi ka arritur ta ngadalësojë shpejtësinë e kamionit duke shpëtuar edhe jetëra tjerë. Përpjekja dramatike për të ndaluar Bouhlel bëri bujë në të gjithë botën, pasi lufta e jetës-dhe-vdekja u kap në video.

Migues arriti me një skuter dhe e hodhi më pas nën rrotat e kamionit të ISIS, për ta parandaluar shpejtësinë e tij. Dhe kur skuteri hyri nën rrotat e kamionit u dëgjuan zhurmat e plumbave. Migues mbeti i traumatizuar nga kjo përvojë, dhe thotë se tani ka ankthe dhe se nuk mund të fle pas sulmit. Ai tha se, ai do të kishte dhënë gjithçka nga vetja, sikur të kishte arritur që të varej me kohë, mbi kamion dhe të ngadalësonte atë në mënyrë që sado pak, viktimat të kishin pasur më shumë kohë për të ikur në rrugën e saj vdekjeprurëse.

Ai tha se në rrugë kishte parë se si fëmijët mbanin pelushat e tyre lodra, elefantët lodër, lepujt prej pelushi dhe vizatime të fëmijëve të vegjël me krahë engjëlli, të cilat tani dominojnë si përmendore të panumërta me qirinj të ndezur që kanë çarë rrugën përgjatë Promenadës.

Ky qytet u shkatërrua pasi në atë sulm janë vrarë kaq shumë fëmijë të vegjël, e plagosur rëndë kaq shumë njerëz e fëmijë, saqë tani lodrat e tyre janë të vendosura me kujdes në trotuar, nga fëmijët e tjerë të rinj të cilët e kuptojnë solidarizimin e momentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat