MPMS dërgon në Kushtetuese argumente kundër ankesës së deputetëve serb

Aktuale

MPMS dërgon në Kushtetuese argumente kundër ankesës së deputetëve serb

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 20:59
Arban Abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka dorëzuar informata shtesë në Gjykatën Kushtetuese, kundrejt një lënde të deponuar nga ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tani deputet, Nenad Rashiq dhe dhjetë deputetëve serb, lidhur me kushtetutshmërinë e udhëzimit i cili kërkon informacione bazike për marrjen e pensionit.

Ja postimi i plotë i Abrashit në facebook:

Dje në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dorëzuam informatat shtesë dhe komentet tona, kundrejt një lënde të deponuar, nga ish Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tani deputet, z. Rashiq, njëheresh duke përfaqësuar në këtë lëndë edhe dhjetë deputetëve tjerë serb. Kërkesa e z. Rashiq, ka të bëjë me Kushtetutshmërinë e Udhëzimit Administrativ 07/2015, Udhëzim i cili kërkon informacione bazike për marrjen e pensionit.

Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, përcakton që pensioni bazik i moshës do t’iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës.

Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë analiza të brendshme dhe të gjeturat rezultojnë se një numër i madh i shtetasve që nuk janë banorë të përhershëm, përfitojnë nga kjo skemë, ndonëse nuk jetojnë në Kosovë, nuk veprojnë në Kosovë apo nuk kanë fare prona në Kosovë. Zbatimi i kësaj skeme kërkon menaxhim efikas dhe të shëndosh të financave publike.

Duke ruajtur korrektësinë, unë nuk paragjykoj verdiktin apo vlerësimin e Gjykatës, por një gjë është e sigurtë, gjykimi im moral e racional, është se nuk do ndalem së kërkuari mënyra për tkurrjen e hapësirave për keqpërdorim të fondeve, dhe kontributeve të askujt nga askush, posaçërisht nga ata që vijnë në Kosovë, vetëm për të tërhequr pensionet e grumbulluara.

Tek e fundit, çkado që kursejmë, do të kthehet në pensione e mirëqenie më të lartë, për qytetarët tanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat