Migrimi në Evropë i sqaruar në katër harta

Aktuale

Migrimi në Evropë i sqaruar në katër harta

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 11:15
Harta e migrimit

Cili është vendi nga i cili emigrojnë më së shumti njerëz për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar? Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, India.

Gjuhëtari çek dhe matematikani Jakub Marian, duke përdorur të dhënat e vitit 2015 nga OKB për zhvendosjen e popullsisë ka përgatitur një seri hartash që e dëshmojnë këtë.

Hartat gjithashtu kanë marrë të dhëna edhe nga Eurostat-i për numrin e azilkërkuesve ndërmjet muajit janar 2015 dhe qershor 2016 për të rifreskuar shifrat e krizës së migrimit.

Megjithatë, India vazhdon të jetë burimi i emigrantëve për Britaninë e Madhe.

Po ashtu në Mbretërinë e Bashkuar ka një numër mjaft të lartë të popullatës së huaj të lindur në këtë vend, e që përbëjnë përqindje të popullsisë së përgjithshme. Por, më shumë të lindur të huaj se në Mbretëri të Bashkuar, ka në Norvegji, Suedi, Gjermani, Zvicër dhe Austri.

Megjithatë, popullsia emigrante po rritet më shpejt se sa në shumicën e vendeve evropiane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat