Irani: Arabia Saudite dhe Katari ndihmuan puçistët, Turqia mohon lidhjen

Aktuale

Irani: Arabia Saudite dhe Katari ndihmuan puçistët, Turqia mohon lidhjen

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 korrik 2016 Në ora: 16:41
Mohammad Javad Zarif

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke, Tanju Bilgiç tha të martën se pretendimet për ndihmë nga Arabia Saudite dhe Katari ndaj puçistëve në Turqi është absolutisht e pavërtetë.

Kjo deklaratë vjen pasi ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, deklaroi se disa shtete përfshirë edhe Arabinë Saudite dhe Katari mbështetën Grushtin e shtetit në Turqi. Megjithatë kjo e fundit deklaron se marrëdhëniet mes këtyre vendeve janë mjaft të mira.

“Vëllezërit tanë arabë nga qeveritë respektive të Katarit dhe Arabisë Saudite, si emiri Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani dhe mbreti  Salman bin Abdulaziz Al Saud janë interesuar dhe kanë premtuar mbështetje për presidentin Erdogan," tha Bilgiç shkruan Daily Sabah, përcjell botasot.info.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat