Izolimi i Kosovës, në favor të politikanëve të dështuar

Aktuale

Izolimi i Kosovës, në favor të politikanëve të dështuar

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 20 korrik 2016 Në ora: 16:47

“Një duzinë politikanësh të papërgjegjshëm po instrumentalizojnë opinion lidhur me çështje që ndërlidhen me liberalizim. Këta politikanë për vete, nuk kanë asnjë problem me lëvizje nëpër Evropë ngase ose kanë pasaporta diplomatike, ose kanë pasaporta të Shqipërisë, ose shfrytëzojnë atmosferën e favorizimit sipas çelësit politik në të cilën hasin gjatë aplikimit për vizë. Në anën tjetër vetë segmenteve të caktuara në pushtet po u konvenon stërzgjatja e izolimit të Kosovës, ngase kështu jetëgjatësinë politike të tyre e kanë më stabile”, ka thënë politologu Mentor Tahiri.

Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është bërë proces i paarritshëm. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ishte premtuar  thuajse që një dekadë nga të gjitha subjektet politike. Në realitet partitë politike të cilat kanë arritur të marrin timonin e qeverisjes së vendit, nuk kanë treguar seriozitet për të realizuar premtimin e dhënë kohë më parë e të përsëritur çdo ditë, kinse është duke u punuar në këtë drejtim. Andaj procesi për liberalizimin e vizave shpeshherë duket sa ka marr drejtim të kundërt, pavarësisht ngritjes së dikastereve, madje edhe ministri përkatëse për këtë proces. Moszbatimi i kritereve nga ana e Kosovës të përcaktuara nga UE për liberalizimin e vizave, duket si një absurd i llojit të vetë, sepse në disa raste kemi pasur të bëjmë me çështje teknike, si bie fjala me ndërrimin e lokacionit të Avokatit të Popullit, ku ishte paraparë që ky institucion të zhvendoset në objektin ku ndodhej Gjykata Kushtetuese, çështje kjo e neglizhuar me muaj të tërë. Një çështje e tillë ka ndikuar për të keq në vonimin e liberalizimit të vizave. Lind pyetja se a e kemi komoditetin, ne si shtet dhe si shoqëri, të bëjmë zhvatje të procesit të liberalizimit të vizave për çështje të tilla, ndërsa në anën tjetër ankohemi se po na bëhen padrejtësi duke na vënë standarde të dyfishta për këtë proces. Jo, ne jemi fajtorë, sepse shteti duhet të veproj në mënyrë të shpejt në raste të tilla. 

Penalizimi i qytetarëve

Në pyetjen, se a po penalizohen qytetarët e Kosovës në çështjen e liberalizimit të vizave, për shkak të politikanëve të korruptuar të të gjitha ngjyrave që nuk bëjnë punën e tyre, politologu z.Mentor Tahiri është shprehur, se Kosova për këtë proces ka pasur mundësi për të dëshmuar interesimin si një shtet serioz: “Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ka pasur momentet e tij mjaft të volitshme ku Kosova kishte rast ideal të dëshmoj interesimin dhe vendosmërinë e saj si një shtet serioz. Fatkeqësisht, pikërisht në çështje të ndërlidhura me procesion e liberalizimit, autoritetet kompetente të Kosovës dështuan plotësisht në seriozitetin e tyre karshi kërkesave evropiane dhe nuk arrin të tejkalojnë presionin e paargumentuar të partive opozitare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat