Nxehet debati, Haradinaj ia kthen Gecajt: Mos shpif!

Aktuale

Nxehet debati, Haradinaj ia kthen Gecajt: Mos shpif!

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 19:16
Daut Haradinaj

Mos shit mjegull Bajram Gecaj, po thjesht angazhohu që Familja Gecaj dhe Lluka prej nga je edhe vet, të mos e humbin Bjeshkën e tyre. Interesi i fshatit e i familjes janë interesi nacional, e jo fiks idetë tuaja!
 Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj e ka porositur Gecajn të mos shpif pasi sipas tij, ai nuk e ka etiketuar familjen e askujt.

Lexoni reagimin e plotë të Haradinajt:

Mos shpif Bajram Gecaj, sepse unë nuk e kam etiketuar familjen e askujt, as familjen e nderuar Gecaj, sepse kjo nuk është pjesë e edukatës sime. Lexoje postimin tim siç është e mos e shtrembëro, me ia p’shtu ftyrën vetës!

Unë ta kam sugjeruar vetëm një këshillë publike: Tregoj Familjës sate, se si ajo dhe fshati Llukë mund ta humbasin bjeshkën e tyre me Demarkacionin që e mbron ti!

Mos shit mjegull Bajram Gecaj, po thjesht angazhohu që Familja Gecaj dhe Lluka prej nga je edhe vet, të mos e humbin Bjeshkën e tyre. Interesi i fshatit e i familjes janë interesi nacional, e jo fiks idetë tuaja!

Ps. Jo për ty, po për të gjithë ata që t’i po provon t’i mashtrosh, unë po e publikoj statusit tim, edhe njëherë. Ta shohin ata vetë e të binden se sa manipulator je, kur për interes tëndin, provon t’i shtrembërosh fjalët e të tjerëve!

Prandaj po ta rikujtoj qe nuk ta permenda askund familjen, dhe po e ribotoj prap shkrimin e njejte,

Nuk mbrohet pushteti duke mashtruar!

Lexoje statusin

(Po i shoh zyrtarët e qeverisë që po heqin dorë nga vlerat që u ndërtuan me mund dhe sakrificë!

Vendasi im dhe familjari i shumë bashkëluftëtarëve të mi Bajram Gecaj, është mirë që fjalët që ia thotë Opozitës, t’ia thotë familjes së vet, fshatit të vet, bashkvendasve të vet se pse iu dha Malit të Zi edhe Bjeshka e Llukës së Deçanit, prej nga vjen edhe vetë ai.

Poziten e tij s’mund ta mbrojë, duke e mbrojt as Murat Mehen e as shefin e tij.

Qeveritë ndërrohen, e kufijt mbeten!)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat