Nuk do të besoni çfarë parasheh Ligji turk i viti 1983, për gjendjen e jashtëzakonshme

Aktuale

Nuk do të besoni çfarë parasheh Ligji turk i viti 1983, për gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 11:22
Foto nga puçi në Turqi

Ligji për gjendjen e jashtëzakonshme, në bazë të cilit presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shpalli të mërkurën gjendjen e jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm, është në fuqi që nga viti 1983, kurse një prej dispozitave më të rëndësishme të tij, është se lejon sundimin e dekreteve presidenciale, raportojnë mediat turke.

Ky ligj parasheh që gjendja e jashtëzakonshme në Turqi të shpallet në rast të fatkeqësive natyrore, epidemive, krizave ekonomike dhe në “rast të çrregullimit serioz të rendit publik, sepse së pari, shenjat serioze të veprimit të dhunshëm, qëllimi i të cilëve është prishja e rëndit të lirë demokratik të vendosur nga Kushtetuta, ose të drejtat dhe liritë themelore, dhe së dyti, në rast të incidenteve të dhunshme”.

Sipas këtij Ligji, Këshilli i ministrave, duke marrë parasysh mendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në një takim të kryesuar nga Presidenti i Republikës, shpall gjendjen e jashtëzakonshme në një pjesë të territorit, ose në gjithë vendin për një periudhë jo më shumë së gjashtë muaj.

Kohëzgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme mund të zgjatet nga Parlamenti turk, siç është bërë në rastin e vitit 1987, kur është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në juglindje të Turqisë që ka zgjatur deri në vitin 2002.

Ligji parasheh kufizimin dhe ndalimin e trafikut në disa vende si dhe lëvizjen e lirë për një kohë, ku mund të urdhërohet legjitimimi i personave, veturave dhe konfiskimi i sendeve që konsiderohen prova, dhe mund të urdhëroj qytetarët që vazhdimisht të bartin me vete dokumentet e identifikimit.

Gjithashtu mund të ndalohet shtypja dhe shpërndarja e gazetave, revistave dhe materialeve tjera të shtypura, të futet kontrolli i rreptë në të gjitha mediat e shkruara dhe ato audio-vizuale, si dhe ndalimin e transmetimit të filmave dhe shfaqjeve teatrale.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, me ligj, shfuqizon gjitha kufizimet kushtetuese për nxjerrjen e dekretit presidencial, raporton N1TV.

Mbikëqyrja e masave që zbatohen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme është përgjegjësi e kabinetit të kryeministrit ose një ministrie të cilën e cakton kryeministri, si dhe formohet një organ koordinues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat