Rusia e kishte paralajmëruar Turqinë për grusht-shtetin e dështuar

Aktuale

Rusia e kishte paralajmëruar Turqinë për grusht-shtetin e dështuar

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 13:40
ilustrim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ishte paralajmëruar nga Rusia për grusht-shtetin e organizuar kundër tij të premten e kaluar, kanë bërë të ditur disa diplomatë anonim në Ankara.

Sipas tyre, Organizata Kombëtare Turke e Inteligjencës(MIT) ishte paralajmëruar nga homologu rus për mundësinë e organizimit të një grusht-shteti në shtetin mysliman.

Diplomatët anonimë, kanë thënë se ushtria ruse në rajon kishte zbuluar shkëmbimet e mesazheve të radio-koduara që tregonin se ushtria turke ishte duke u përgatitur të organizonte një grusht-shtet kundër administratës në Ankara.

Shkëmbimet përfshinin edhe dërgimin e disa ushtarëve të armatosur në hotelin e presidentit turk për të arrestuar apo vrarë atë. Sidoqoftë, ata nuk ishin të sigurt nëse ushtria ruse mund ta keqinterpretuar këtë informatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat