Hoxhaj në Gjermani për të kërkuar fazë të re të marrëdhënieve

Aktuale

Hoxhaj në Gjermani për të kërkuar fazë të re të marrëdhënieve

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 19:26
Enver Hoxhaj

Kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka nisur një vizitë zyrtare në Gjermani.

“Sot kam filluar vizitën zyrtare në Berlin si një mik i Gjermanisë dhe për të konfirmuar lidhjet e ngushta që ekzistojnë mes dy vendeve. Pas përkrahjes së madhe në çlirimin, rindërtimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës nga ana e Gjermanisë, në takimet e mija kam ngritur nevojën për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve e që ka si prioritet bashkëpunimin ekonomik”, ka thënë Hoxhaj, përcjell Koha.net. “Dhe për këtë kam gjetur mirëkuptimin e Michael Harms, Drejtor i Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, i cili sheh potencial të madh në Kosovë në shumë fusha”, ka shtuar më tej ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat