Mustafa pas takimit me deputetët e LDK-së: U konstatua se demarkacioni është OK

Aktuale

Mustafa pas takimit me deputetët e LDK-së: U konstatua se demarkacioni është OK

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 21:11
Mbledhja me Krytarë të Degëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të takimeve me forumet e LDK-së, mbajti takime të ndara me Grupin Parlamentar të LDK-së dhe me kryetarët e degëve.

Në takimin me Grupin Parlamentar u diskutua procesi i shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi, me ç’rast ekspertët e jashtëm prezantuan procesin, bazën ligjore dhe finalizimin e shenjëzimit, thuhet në një komunikatë të këtij subjekti.

Gjatë diskutimit me deputetët nuk u prezentuan fakte se Kosova humb pjesë të sipërfaqes së saj me rastin e marrëveshjes me Malin e Zi.

Në takimin me kryetarë të degëve, gjithashtu u diskutua për procesin e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.

Kryetarët e degëve të LDK-së, fuqishëm përkrahën procesin e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi, si proces i cili forcon integritetin dhe subjektivitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Kryetarët e degëve theksuan se kry proces është proces normal i shtetndërtimit dhe se nuk duhet të shfrytëzohet nga individ të caktuar për agjenda politike dhe për qëllime të ulëta profitere.

“Kryetarët e degëve kërkuan që shenjëzimi i kufirit, si pjesë e ndërtimit të subjektivitetit të Kosovës, duhet kryer sa më shpejt, në mënyrë që të mos rrezikohet agjenda evropiane, procesi i liberalizimit dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës. LDK  në vazhdimësi i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë besnik agjendës dhe alternativës evropiane dhe do të jetë e përkushtuar për fuqizimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundon komunikata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat