Sauditët prapa grushtit të shtetit në Turqi?

Aktuale

Sauditët prapa grushtit të shtetit në Turqi?

Nga: Nga Giampaolo Rossi Më: 21 korrik 2016 Në ora: 21:37
ilustrim

Burimi është Mujtahidd (@mujtahidd), një llogari Tëitter, pas të cilës qëndron një informator i vendosur në shkallët më të larta të hierarkisë në Abu Dhabi dhe Riad dhe me lidhje të forta me familjet mbretërore të Gjirit; është ai që zbulon se në grushtin e shtetit në Ankara, ka patur përfshirje të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite.

Në veçanti, dalin figurat e dy ministrave të mbrojtjes: Mohammed bin Zayed Al Nahyan (Princi i Kurorës i Abu Dhabit) dhe Mohammad bin Salman, anëtar i familjes saudite dhe Zëvendëskryeministër, të cilët kishin paraprakisht dijeni për grushtin e shtetit. Ky i fundit, sipas burimit, tani po përpiqet që të mbulojë “skandalin”, duke i paguar shtrenjtë turqit për heshtjen e tyre.

Përfshirja e monarkive të Gjirit Persik është konfirmuar edhe nga burime iraniane: sipas agjencisë Fars, Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, në një takim të mbyllur ka shprehur keqardhjen e tij, për faktin se “disa vende si Arabia dhe Katari ishin të interesuar për fitoren e grushtit të shtetit, kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë të ligjshme”. Edhe në Jeruzalem besojnë se grushti i shtetit në Turqi, ka origjinë saudite. Kjo është konfirmuar nga burime të shërbimeve të fshehta izraelite, të cituar nga Aaron Klein.

Por përse sundimtarët sauditë (ose përfaqësuesit e këtyre regjimeve) do të donin që të përmbysnin qeverinë e Erdoganit? Sigurisht jo për të parandaluar një kthese islamike të Turqisë (lajtmotiv i mediave perëndimore), ndërsa vendet e Gjirit janë fytyra më obskurantiste, intolerante dhe fondamentaliste e Islamit.

Arsyeja ndoshta duhet kërkuar në krizën siriane dhe vendimin e Turqisë për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë e Putinit, si edhe të pranojë planet e paqes që janë ofruar, për të ruajtur regjimin e Assadit, në brendësi të një mjedisi të ri në Lindjen e Mesme.

Siria me pilula

Lufta në Siri, përtej retorikës demokratike me të cilën është e mbushur, nga manipulimi perëndimor, në fakt është pjesa e fundit e një plani të përgjithshëm për trazira në Lindjen e Mesme, orkestruar nga SHBA dhe aleatët e saj sauditë. Qëllimi nuk ishte për të “çliruar popullin e shtypur të Sirisë” nga një diktaturë që ishte edhe më tolerante, se sa shumë nga ato të Lindjes së Mesme, por rrëzimin e regjimit të Assadit (shiit-alavit dhe filoiranian), duke shpikur një tjetër “luftë civile në laborator” (si në Libi), duke maskuar si rebelë të moderuar, bandat e  Al Kaedës financuar dhe armatosur nga Perëndimi; dhe ndërsa rebelët e moderuar janë duke vepruar nga brenda, nga jashtë përparonte kërcënimi islamik i ISIS, në një lëvizje me qëllim për të bërë të shpërthejë Sirinë.

Ishin monarkitë saudite që financuan Isis dhe që mbështetën projektin e një kalifati, si garanci e zgjerimit të tyre në Mesdhe.

Roli i SHBA

Uashingtoni nuk ka pasur një rol aktiv në tentativën për grushti shteti, por ka të ngjarë që qarqet e administratës amerikane ishin të vetëdijshme për atë që po ndodhte, dhe thjesht kanë pritur për të parë se si do të përfundonte. Vonesa me të cilën Obama e ka dënuar grushtin e shtetit (praktikisht kur kishte dështuar), mund të jetë një provë.

Gjithashtu, tani është e ditur se një rol të rëndësishëm në grushtin e shtetit kanë patur forcat ajrore turke të stacionuara në bazën e NATO-s në Incirlik; është e pamundur të mendohet se liderët e Aleancës të Atlantikut (dhe Uashingtoni), nuk e dinin se çfarë po ndodhte në një nga bazat më strategjike që NATO ka në botë (baza është vendi ku janë stacionuar një dyzinë bombarduesish B-61 me bomba me hidrogjen).

Nuk duhet lënë mënjanë një tjetër fakt, çuditërisht profeti: në muajin mars të këtij viti, American Enterprise Institute, think tanku më me ndikim amerikan, shprehje e politikës së jashtme të SHBA, botonte një artikull të Michael Rubin, një prej ekspertëve më të mirë të Lindjes së Mesme, me titullin emblematik: “Mund të ndodhë një grusht shteti në Turqi?” Në artikull, imagjinonte mes të tjerash një përmbysje të regjimit, falë një grushti ushtarak me miratimin e heshtur amerikan.

Nuk ishte një auto-grusht

Grushti i shtetit në Turqi nuk ishte i organizuar nga Erdogani. Ai ndërfutet në brendësi të konvulsioneve të Lindjes së Mesme, të prodhuara nga Pranverat Arabe dhe luftërat humanitare të kryera nga Perëndimi.

Paqartësia turke, agresiviteti që nuk u fsheh kurrë nga zotërinjtë e petrodollarëve, përhapja e fondamentalizmit dhe shpërbërja e strukturës së të gjithë shtetit dhe e panjohura e Izraelit, migrimi drejt Evropës, e bëjnë këtë rajon, gjithnjë e më shumë një fuçi baruti të botës.

Il Giornale-Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat