LDK i reagon Muharrem Nitajt të AAK-së: Deri dje përdorje gjuhë rrugaçësh

Aktuale

LDK i reagon Muharrem Nitajt të AAK-së: Deri dje përdorje gjuhë rrugaçësh

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 23:34
Lidhja Demokratike e Kosovës - Mbledhje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të AAK-së, Muharrem Nitaj, drejtuar kryeministrit Mustafa gjatë ditës së sotme.

Në reagimin e LDK-së, të publikuar përmes profilit zyrtar në Facebook, thuhet se zëdhënësi rrogëtar i AAK-së, i ka bërë plagjiat fjalët e ulëta të Vetëvendosjes, për të sulmuar kryeministrin e vendit.

Në reagim, po ashtu, thuhet se në përpjekje që të bëhet dikushi, Nitaj deri vonë përdorte gjuhë rrugaçësh nëpër televizione publike.

“Gjithsesi, zëdhënësi “rrogëtar” i AAK-së nuk shquhet për dije dhe tashmë po mundohet t’i imitojë disa prej njerëzve në habitatin ku përkohësisht po vegjeton, deri sa ta largojnë edhe nga aty si të panevojshëm në çdo aspekt”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat