Dëmtohet fotografia e presidentit Rugova në Kuvend, arrestohet i dyshuari Bajram Hoti

Aktuale

Dëmtohet fotografia e presidentit Rugova në Kuvend, arrestohet i dyshuari Bajram Hoti

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 22 korrik 2016 Në ora: 12:39
Bajram Hoti, arrestohet nga Policia e Kosovës për aktin vandal të dëmtimit të fotografisë së presidentit Rugova

(E plotësuar) Akti i bashkatdhetarit Bajram Hoti gjatë vizitës së tij në Kuvendin e Kosovës, ku e ka hequr fotografinë e ish Presidentit Ibrahim Rugova, është dënuar nga kreu i Kuvendit e Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka reaguar menjëherë pas incidentit dhe e ka dënuar ashpër atë, shkruan Bota Sot.

"Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kujdesen për sigurinë në Kuvend, kanë reaguar menjëherë dhe pas kryerjes së hetimeve të nevojshme, fotografia e ish-presidentit Rugova është kthyer në vendin e saj.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i hapur për vizita nga të gjithë bashkatdhetarët tanë, por kërkon nga të gjithë vizitorët që gjatë qëndrimit në mjediset e Kuvendit, të respektojnë normat e sjelljes", ka thënë Veseli.

Lexo edhe këtë: Beqiri: Edhe i vdekur, Rugova po i pengon kriminelët

Pas tij ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se Rugova po i pengon kriminelët edhe i vdekur, por vepra e tij do të jetë e përjetshme.

"Te nderuar qytetar,sot ne ambientet e Kuvendit te Kosoves ndodhi nje akt kriminal. Nga nje qytetar bandit u hoq fotografia e Presidentit Historik Ibrahim .Rugova. Kete ak kriminal e denojme ashper.

Me ate veprim kriminal te merren organet e drejtesise.

Edhe i vdekur, ai po i pengon kriminelet, por vepra e tij do te jete e perjetshme. Krenar per ju e me ju President Ibrahim Rugova”, ka shkruar Beqiri në Facebook. 

Aktin e ka dënuar edhe Kryesia e LDK-së, e cila ka kërkuar që autori i aktit të dalë para drejtësisë.

Historinë e re e kemi dëshmitaren më të mirë se në themelet e institucioneve të vendit tonë qëndrojnë vepra dhe vizioni i Presidentit Historik  të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova.

Lexo edhe këtë: LDK kërkon që autori i heqjes së fotografisë së Rugovës të vihet para drejtësisë

Veprës së tij, pëlqimin dhe përkrahjen  ja dhanë gjithmonë qytetarët e Kosovës, vizionit të tij po ja jap pëlqimin dhe përkrahjen koha.

Cenimi i kësaj vlere nuk mund të bëhet kurrë nga askush, asnjëherë, sepse ka prapa vullnetin e qytetarit të Kosovës dhe institucioneve të cilat po i ndërtojmë. Aq më pak mund ta bëjnë këtë matrapazët të cilëve tundimi për të ra në sy i verbon deri në marrëzi.

Kërkojmë nga organet përkatëse që autorin e këtij veprimi kriminal ta vënë para drejtësisë", thuhet në reagimin e kryesisë së LDK-së.

Dëmtimi i fotografisë së ish Presidentit Rugova nga Kuvendi është dënuar edhe nga dega e LDK-së në Zvicër, e cila e ka quajtur akt të ulët veprimin e bashkatdhetarit Bajram Hoti.

"Dega e LDK-së në Zvicër reagon lidhur me dëmtimin fotografisë së Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova e cila ishte e vendosur në holin e Kuvendit të Kosovës duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të fotografisë aty ku ishte.

Dega e LDK-së në Zvicër konsideron se Simboli Ibrahim Rugova nuk mund të zëvendësohet dot, nga askush. Popuj të ndryshëm kanë shumë kryetarë partish apo qeveritarë, por simbole kanë fare pak.

Lexo edhe këtë:Dega e LDK-së në Zvicër dënon ashpër dëmtimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova

Siç duket sjellja vandale e rrugaqit Bajram Hoti është duke i penguar fotoja e arkitektit të pavarësisë së Kosovës-Dr. Ibrahim Rugovës.

Dega e LDK-së në Zvicër konsideron si gjest tejet të ulët të të këti rrugaqi vandalist për këtë gjest provokues, njëherit kërkon që të tillët njerëz që prekin ndjenjen e popullit në formën më të vrazhdë. Njerëz të tillë duhet të dalin para drejtësisë dhe ta marrin denimin e merituar, ndërsa ata që e kanë nxitur duhet të turpërohet për këso marrinash.

Ky veprim i papërgjegjshëm është fyerje për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, fyerje për historinë më të re të Kosovës, fyerje për botën e kulturës shqiptare, fyerje për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ne veçanti, fyerje për familjen e nderuar të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.

Dega e LDK-ës në Zvicër ja kujton këti vandalisti rrugaq se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova edhe personalitete më të larta botërore i përkulen edhe sot dhe kurr nuk e permendin emrin e tij pa e cekur President sepse, Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe shkoj si President, te gjithë burrshtetasit e botës të cilët e njohën dhe që jetuan në epokën Rugovjane e pranojnë se ai ishte arkitekt i pavarsisë, me vizionin e tijë solli lirinë në Kosovë dhe shumë miqë anëmban botës i bëri Kosovës kurse sot ka të tillë siq ishte ky far vandalisti rrugaq të cilin e pengon fotografia e Presidentit Rugova dhe të merr një vendim kaq apsurd për ta dëmtuar fotografinë e një njeriu që mbi të gjitha ishte Presidenti i Shqiptarëve te Kosovës, si mund dikush te ketë at të drejt të largoj Presidentin që për sa vite që ishte në skenen politike gjithmon e perkrahën 90% e Shqiptarëve.

Presidenti Dr. Ibrahim RUGOVA ka qen i gjithë Kosovës . Ai ishte dhe mbetët figura më e ndritur e Historisë së Kosovës.

Solothurn, 22 qershor 2016

Për Degën e LDK-së në Zvicër

Haki Latifi, kryetar", thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Zvicër. 

Image

 

***

Një bashkatdhetar gjatë vizitës së tij në Kuvendin e Kosovës ka hequr fotografinë e Presidentit Ibrahim Rugova. Për këtë akt ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ismet Beqiri, në një prononcim  ka thënë se është një akt i shëmtuar dhe kriminal.

“Një akt të shëmtuar që sot ka ndodhur në hollë të kuvendit është heq fotoja e Presidentit Rugova nga një Mund të them bandit i cili ku me dit në çfarë cilësie ka ardhur aty”, ka thënë Beqiri.

“Unë u informova. Isha në afërsi të Kuvendit që është heq fotografia e Presidentit Rugova nga një kriminel faktikisht. Ne e dënojmë ashpër këtë akt të shëmtuar sepse është heq fotografia e një personaliteti të veçantë të vendit dhe kjo është krejt akt kriminal të cilin duhet të dënohet edhe duhet me që të merren organet e drejtësisë”, ka vazhduar më tutje.

"U bënë 8 vite dhe nuk ka ndodh diçka e tillë, që nga ngjarët që ne veç i dimë, prandaj në përkojmë që personi në fjalë kushdo qoftë ai të vihet para organeve të drejtësisë", ka kërkuar Shefi i Grupit të LDK'së.

Merret vesh se personi që e ka bërë këtë akt është Bajram Hoti.

Sipas informacioneve tona personi është arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat