Ndarja e pushtetit, vë në lëvizje partitë politike

Aktuale

Ndarja e pushtetit, vë në lëvizje partitë politike

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 korrik 2016 Në ora: 17:10

Sipas analistëve politikë, po bëhen gati skenarë për shkuarje të parakohshme në zgjedhje, me qëllim që pas zgjedhjeve të ardhshme të ndahet në mënyrë sa më të mirë "torta" e pushtetit, meqë kur dy partnerët qeveritarë janë partitë më të mëdha në vend, atëherë edhe ndarja e pozitave është më e vështirë. Ndërkohë partitë politike, vijojnë të mos flasin zyrtarisht për këtë çështje.

Duke pasur parasysh mundësinë e prishjes së koalicionit për shkak të pakënaqësive të PDK-së dhe LDK-së dhe sjelljeve të vrazhda të disa njerëzve nga radhët e PDK-së dhe anasjelltas, dyshohet që partitë në pushtet në fshehtësi po përgatiten për zgjedhje të reja.  Analistët politikë vlerësojnë, se lufta e vërtetë në mandatin e ardhshëm do të jetë se kush do i bashkohet pushtetit, bashkë dyzimi AAK-NISMA apo AKR, meqë kalimi i pragut nga ana e AKR-së, do t'i prishte planet e tjerëve për arsye, se është partner më i dëgjueshëm dhe më pak kërkues.Sipas tyre, kjo është një Qeveri e imponuar për interesa të agjendave të Brukselit, në mënyrë që ti çojnë proceset e bisedimeve përpara me presion ose jo, të cilat jo gjithherë janë në harmoni me interesat e shumicës qytetare të Kosovës.

Albrim Badallaj, analist politik ka thënë se, sa i përket kësaj mund të ketë edhe skenarë për shkuarje të parakohshme në zgjedhjet, me qëllim që pas zgjedhjeve të ardhshme të ndahet në mënyrë sa më të mirë "torta" e pushtetit, meqë kur dy partnerët qeveritarë janë partitë më të mëdha në vend, atëherë edhe ndarja e pozitave është më e vështirë. “Ne kemi parë që ka shenja para përgatitëse për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, meqë dy partitë opozitare si AAK dhe NISMA i kanë zbutur qëndrimet me qëllim që në mandatin e ardhshëm të jenë "hisedarë" në pushtet, duke e parë që dy partitë aktuale në mazhorancë janë duke shkuar drejt divorcit. Arsye më bindëse që ky koalicion nuk do ta mbërrijë fundin e mandatit sipas afatit ligjor, qëndron në deklaratat shpeshherë kundërthënëse të deputetëve nga dy partitë, si dhe duke u mbështetur në metodikën e deritanishme, që prej pas luftës, ku asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin e plotë”, ka thënë Badallaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat