Gashi: Rugova, shembulli më i mirë për gjeneratat e reja të politikës në Kosovë

Aktuale

Gashi: Rugova, shembulli më i mirë për gjeneratat e reja të politikës në Kosovë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 22 korrik 2016 Në ora: 18:39
Arbër Gashi

Akti i ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, ku një bashkatdhetar ka hequr dhe dëmtuar fotografinë e ish Presidentit Ibrahim Rugova nga Kuvendi, ka ngjallur reagime të shumta.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti Arbër Gashi, i cili përmes një postimi në llogarinë e ti në Facebook, thotë se vandalizmi nuk e ka vendin në Kuvend dhe se Rugova është shembulli më i mirë për gjeneratat e reja të politikës së Kosovës, transmeton Bota Sot.

“Vandalizmi nuk e ka vendin në Kuvendin e Kosovës. Prandaj, pavarësisht se a i pëlqen kundërshtarëve politik apo jo, Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet për jetë të jetëve shembulli më i mirë për gjeneratat e reja të politikës së shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar Gashi në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat