Daçiç: Surinami e njohu Kosovën nën presion

Aktuale

Daçiç: Surinami e njohu Kosovën nën presion

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 19:32

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka folur përpara serbëve lidhur me njohjen e Kosovës nga ana e Surinamit. Daçiç tha se Surinami e ka njohur Kosovën, pasi është gjendur nën presion nga sponsorët e pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Ministri serb tha se kjo ishte njohja e 106-t për Kosovën, përkundër faktit se autoritetet në Prishtinë thanë se kjo ishte njohja e 112 në radhë. Daçiç tha se Surinami nuk ka dashur ta njohë Kosovën, por u vu nën presion nga aleatët perëndimorë të saj.

Daçiç shtoi se njohja nuk është e rëndësishme, por i mbetet merak se përse u bë pas shpinës së serbëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat