Ky është personi që largoi fotografinë e Presidentit Ibrahim Rugovës në Kuvend

Aktuale

Ky është personi që largoi fotografinë e Presidentit Ibrahim Rugovës në Kuvend

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 korrik 2016 Në ora: 20:52
Bajram Hoti

Bajram Hoti është personi i cili ka larguar  fotografinë e ish Presidentit Ibrahim Rugova gjatë vizitës së tij në Kuvendin e Kosovës.

Hoti në profilin e tij në Facebook ka fyer rënd  Sekretarin e Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

Lexo edhe: Dëmtohet fotografia e presidentit Rugova në Kuvend, arrestohet i dyshuari Bajram Hoti

“Ismet Beqiri ti je kriminel i para luftes gjate saj dhe poashtu aktualisht je Vertet nje ndytesire!Shume shpejt do ta heq pergjithmone ate lugat”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Lidhur me aktin e bashkatdhetarit Hoti ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe Lidhja Demokratike të Kosovës, po ashtu edhe personalitet të ndryshme kanë reaguar veprimin e tij./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat