Biznesmeni serb që do të investojë në Drenicë

Aktuale

Biznesmeni serb që do të investojë në Drenicë

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 20:53
Skenderaj

Në varrimin e mësuesit Halit Geci, në Llaushë të Skenderajt, më 1997 për herë të parë doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kjo gjë shënoi edhe fillimin e luftës për çlirim nga Serbia.

Por, 19 vjet pas kësaj ngjarje, kjo nuk po i pengon një shtetasi serb, që po në këtë vend të kërkoi që të investojë në vendlindjen e tij.

E këtë po dëshiron ta bëjë, biznesmeni serb që jeton dhe vepron në Francë, Borislav Noviq, i lindur në këtë pjesë të Kosovës, i cili më 1971 u zhvendos në Kragujevc të Serbisë.

Këtë e konfirmon edhe pronari i tokës që e ka ofruar për këto investime të serbit, Xhavit Spahia, i cili po thotë se me këto projekte do të punësohen qindra njerëz.

Spahiaj gjithashtu tregon Noviq tani ka aplikuar edhe për nënshtetësinë e Kosovës.

Sipas nënkryetarit të Skenderajt, Fadil Nura, i cili më datën 21 Korrik, e kishte pritur në takim afaristin serb, këto investime do të sjellin jo vetëm përfitime ekonomike, por edhe politike.

Ndërsa, kryetari i fshatit Llaushë, Faik Geci, thotë se pavarësisht papunësisë së madhe ende nuk kanë ndonjë qëndrim për këtë.

Ndërkohë, sipas Spahiajt, edhe pse Noviq është serb, ai dënon gjenocidin e Millosheviqit mbi shqiptarët e Kosovës dhe se ka ardhur të investoi në Drenicë, pavarësisht këshillave që mos ta bëj një gjë të tillë, pasi që nuk i ka duart e përlyera me gjak. Këtë ai pritet ta dëshmoi edhe duke vizituar varrin e heroit të Kosovës, Adem Jashari,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat